Kili është ekipi i tretë gjysëmfinalist në kupën e Amerikës. Kili mposhti Kolumbinë me penallti pas mbarimit të 90 minutrave dhe kohës shtesë në barazim 0-0.

Futbollistët e Kilit u treguan më të saktë nga pika e bardhë pasi i shënuan të gjitha penalltitë. Ato që shënuan ishin: Vidal, Vargas, Purgas, Aranguiz dhe në fund Sanchez.

Kolumbia bëri një ndeshje të mirë por i mungoi fati, sidomos pjesën e parë të takimit. Nga pika e bardhë shënuan: Rodriguez, Cardona, Cuardado, Mina dhe e humbi penalltinë Tesilo, i cili gjuati në fund.

Çerekfinalja e fundit është ajo mes Uruguait dhe Perusë. Uruguai duket më favorit në letër. Ekipi që do kualifikohet nga kjo sfidë do ndeshet në gjysëmfinale me Kilin. Uruguai-Peru do të luhet sot në orën 21:00.

Top Channel