LONDON, ENGLAND - JUNE 17: Conservative leadership front runner Boris Johnson leaves his home on June 17, 2019 in London, England. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)

Policia britanike ka shkuar në shtëpinë ku banon Boris Johnson, njeriut që mendohet gjerësisht se do jetë Kryeministri i ardhshëm i Britanisë, pas një sherri që ka ndodhur në shtëpinë e të dashurës së tij, 31 vjeçares, Carrie Symonds.

Sipas medias britanike njoftohet se policia shkoj në atë adresë pas mesnatës të së premtes, ku fqinjët njoftuan se kishte pasur një sherr me zë shumë të lartë. Boris Johnson ish- Ministri i Jashtëm dhe ish-Kryebashkiaku i Londrës është kandidati favorit, për postin e kryetarit të partisë Konservatore në pushtet dhe automatikisht Kryeministrit të ardhshëm, njofton nga Londra, gazetari i Top Channel, Arben Manaj.

Disa orë pas konfirmimit të Boris Johson me shumicën e votave nga deputetët konservator, për të drejtuar partinë dhe për të zëvendësuar Theresa May, si Kryeministër i ri i Britanisë, policia britanike e thirrur nga fqinjët, ka mbërritur në shtëpinë e të dashurës së tij 31-vjeçares Carrie Symonds, pas mesnatës të së premtes, ku 55-vjeçari Boris Johson, jeton me partneren e tij, pas divorcit me gruan e dytë.

Scotland Yard-i fillimisht është shprehur për gazetën “The Guardian”, se nuk kishte regjistrim të incidentit, por pasi iu dha numri i referencës së incidentit dhe shenjat identifikuese të makinës së policisë, konfirmoi se punonjës të policisë kishin shkuar tek adresa e zonjushës Symonds dhe kishin biseduar me banorët e asaj shtëpie dhe “të gjithë ishin mirë dhe të sigurt”.

Ky incident ka gjasa që të dëmtoj përpjekjet dhe garën e Boris Johnson, për postin e drejtuesit të konservatorëve dhe bërjen e tij kryeministrin e ri të Britanisë, ku ai konkurron me Ministrin e Jashtëm Jeremy Hunt.

Boris Johson, ish-minister i Jashtëm dhe ish kryebashkiaku i Londrës, ka një jete plot kolorit dhe është divorcuar dy here, dhe mendohet se ka edhe një fëmijë tjetër nga një lidhje jashtë martesore. Gjithmonë me biçikletë neper rruge dhe me flokë të shpurpurisur, imazhi i tij vërtitet mes karizmatikut dhe eksentrikut.

Aktualisht ai do duhet te marre votë-besimin e tërë anëtarësisë së Partisë Konservatore per t’u bere drejtues i tyre dhe kryeministër i ri i Britanisë pas dorëheqjes se Theresa May per shkak te Brexit. Shpesh analistët thonë se i vetmi njeri qe mund ta mposht Boris Johnson ne këtë gare është vete Boris Johnson me veprimet ose mosveprimet e tij.

Dhe ky incident i fundit mbetet te shihet sesa ndikim do ketë deri ne fund te korrikut kur do mësohet nëse ai do jete ose jo ne krye te Britanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA