E konfirmon ADN-ja, trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit Nismëtarët e quajtën revolucioni Flamingo duke marrë si simbol shpendin e rikthyer në Lagunën e NMartës. Shqetësimi i tyre ishte se investimi i 4 miliardë dollarëve do dëmtojë zonën e mbrojtur.
Ndërsa shumë prej qytetarëve i janë bashkuar flamingove të protestës për disa ditë me radhë, shprehen pro investimit në Zvërnec, por kërkojnë ruajtjen e zonave të mbrojtura, që sipas tyre janë një pasuri e çmuar e Shqipërisë.
“Jemi dakord që të bëhen investime, por jo në atë zonë. Ajo zonë është mrekulli, nuk duhet prekur”, u shpreh një nga qytetarët.
Qytetarët vendosën flamingon si motivin kryesor të kësaj proteste, por shumë prej tyre, edhe pse kanë kaluar më shumë se tri javë që ata gjenden në shesh, nuk e dinë ende arsyen e këtyre pankartave, ku rriten këto specie dhe çfarë ndodh nëse vihet dorë në ekosistemin e tyre.
“Nuk kam qenë ndonjëherë dhe nuk e di çfaër gjallesash janë aty. Qëllimi im që jam në protestës është vetëm largimi i qeveritarëve”, tha një tjetër qytetar.
“Nuk e di, nuk kam qënë ndonjëherë. Nuk më interesojnë ato punë”, shtoi një tjetër protestues.
Në ditën e 21-të, në mbështetje të protestuesve, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, erdhën edhe shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, të cilët Zvërnecin e kishin vizituar vetëm për disa ditë pushime, ndërsa kërkonin një të ardhme më të mirë për vendin.
“Kam qenë vetëm si turist, një ditë dhe jam kthyer”, deklaroi një qytetar.
“Nuk e di unë çfarë ka, unë jam kosovar me origjinë”, tha një protestues tjetër.
Gjatë fjalimeve të përditshme para Kryeministrisë, qytetarët përsërisin vazhdimisht rëndësinë e zonave të mbrojtura, ekosistemit dhe specieve të rralla që rriten aty, por sa të informuar janë realisht qytetarët për ndikimin e investimeve te flamingot dhe ekosistemi i zonës?
“Nuk kam qenë ndonjëherë në Zvërnec, nuk e di sa larg ndodhet nga Vlora”, tha qytetari.
“Nuk e kam idenë, nuk e kam shkelur atë zonë”, tha një tjetër qytetar.
“S’ka lidhje me flamingot, këtu nuk kanë bukë të hanë”, deklaroi qytetari.
Të tjerë qytetarë që marshojnë në shesh shprehen se i mbështesin nismëtarët e kësaj proteste, por për ta flamingot ishin vetëm justifikimi, ndërsa shtojnë se janë aty për qeverisjen, shëndetësinë, arsimin, të rinjtë që largohen nga vendi e shumë arsye të tjera.
Top Channel