Vendet më të fuqishme të BE-së bashkojnë forcat që të ulin varësinë nga SHBA
17/06/2019 22:12
Ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë, Francës dhe Spanjës kanë firmosur një marrëveshje që të zhvillojnë një avion luftarak europian.
Kjo është një përpjekje e Europës për të ulur varësinë nga fuqia ushtarake e SHBA-ve, në një kohë kur Donald Trump ka shtuar ndjesinë se kontinenti i vjetër do të ketë më pak mbështetje ushtarake nga SHBA-të.
Por projekti bashkëpunimit, që sot ishte i drejtuar nga Makron, do të zgjasë për shumë vite. Avioni i parë FCAS mendohet të jetë gati vetëm rreth vitit 2040.
Top Channel