Atë e njohin të gjithë për rolet e tij të panumërta në ‘Portokalli’ ku ka spikatur me karaktere si ‘Kapo’ apo ‘Ramadan Kafsha’ etj.

Aktori Ledio Lako ishte i ftuar në “E Diell” së bashku me kolegun e tij Flor Binaj për të folur për projektin e tyre më të fundit në teatër të titulluar “Tango”.

Rubrika “Këndi i së vërtetës” i nxori në pah aktorit një detaj unik që sa të bën për të qeshur nga njëra anë, po aq sa të vë dhe në siklet nga ana tjetër.

Pyetjes se Binajt se ç’ndodhi së fundmi me kartën e tij të identitetit, Lako iu përgjigj: “Unë djersis shumë dhe ky është një sekret që s’e kam thënë për publikun. Po t’i shikoni duart e mia janë qull dhe për këtë arsye nuk më dalin shenjat e gishtërinjve” tregon Ledio.

“Kur shkova për të ribërë kartën e identitetit, u mblodhën 6 gra, njëra më thante, një tjetër më fshinte, sërish dilte ‘error’ derisa u detyrova t’i fshija duart në suvane e murit dhe më në fund aparatura njohu shenjat e gishtërinjve”, ka treguar aktori, rrëfim të cilin ai e shoqëroi me doza të forta humori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA