“Jemi sërish aty ku ishim në 2014”, Braçe për Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve 08/10 16:37
Është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare aktorja e njohur meksikane Edith Gonzalez. Ajo ishte diagnostikuar tre vite më parë me kancer dhe pavarësisht terapive intensive nuk mundi të fitojë luftën me sëmundjen.
Lajmi për vdekjen e 54 vjeçares është konfirmuar nga mediat në Meksikë.
Edith Gonzalez u bë e njohur për publikun shqiptar me telenovelën ‘Salome’, ku ishte personazhi kryesor.
Në karrierën e saj të gjatë, të nisur që në vitin 1970, Gonzalez numëron me dhjetëra role në filma dhe telenovela të njohura në mbarë botën.
Top Channel