Duke filluar nga sot deri në datën 14 qershor (mërkurë-premte) fillon edicioni i 57-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në qytetin e Shkodrës, i cili do të mbahet në Teatrin Migjeni.
Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, vjen si vazhdimësi e traditës në këtë qytet, duke paraqitur vlerat më të spikatura të këngës shqiptare për fëmijë përmes angazhimit të krijuesve më të spikatur të të gjitha trevave.
150 fëmijë nga e gjithë Shqipëria, por edhe Kosova, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi mblidhen në këtë edicion për të argëtuar veten e gjithë fëmijët me 20 krijime të reja e sigurisht edhe elemente të tjera të spektaklit.
Edhe në këtë edicion janë vetë fëmijët që do të përzgjedhin këngët më të mira, të cilat më pas do të bëhen pjesë edhe në Junior Fest.
Top Channel