Ka vende në botë ku njerëzit mësohen të jetojnë pa rrezet e diellit dhe shpesh iu nënshtrohen terapive me dritë. Në përgjithësi kjo ndikon negativisht në shëndetin fizik dhe atë mendor, pasi një pjesë e madhe e njerëzve preken nga depresioni.
Kjo gjithashtu ndodh në Rjukan, në qytetin norvegjez të rrethuar me male, i cili nuk ka dritë të drejtpërdrejtë nga muaji shtator deri në mars. Ai njihet si qyteti më i errët në botë.
Në Rjukan malet që rrethojnë qytetin, i pengojnë rrezet e diellit që të arrijnë zonën, duke e bërë zonën e errët.
Por ky vend me një popullsi prej 3,386 banorë e ka gjetur një zgjidhje. Ata e kanë rrethuar fshatin me disa pasqyra gjigante që të bëjnë të mundur reflektimin e rrezeve të diellit. Por kjo ide është kritikuar për shkak të humbjes së parave, për pak rreze dielli.
Ideja e pasqyrës diellore u ngrit fillimisht nga themeluesi i qytetit, z. Sam Eyde, në vitin 1913. Ai e kuptoi rëndësinë e diellit dhe u përpoq të krijonte një pasqyrë diellore, por për fat të keq ai nuk mundi. Sipas faqes turistike norvegjeze “Ideja u mor në vitin 2005 nga Martin Andersen, artist dhe banor i qytetit. Në vitin 2013, pasqyra u instaluan zyrtarisht – 100 vjet pas idesë origjinale “.
Top Channel