Fakti që gjinia e kundërt të trajton më mirë kur u dukesh tërheqës, nuk është diçka befasuese.

Por persona që kanë përjetuar ndryshime rrënjësore duke u rritur, thonë që jo vetëm gjinia e kundërt, por edhe shokët, edhe familjarët, ndryshojnë sjelljen.

Deni Peërsall thotë që edhe babai i saj e qortonte më shpesh kur ishte në gjimnaz dhe nuk kujdesej shumë për paraqitjen. Kur u rrit, nisi të tregohej më mbështetës.

Në vitin 1920, psikologu amerikan, Eduard Thorndajk e quajti “Efekti Halo”, një qëndrim me dy standarde që njerëzit e mbajnë në mënyrë të pavullnetshme kur përpara kanë një person tërheqës. Në vitin 1972, një eksperiment e vërtetoi: pjesëmarrësit përshkruan personat më të paraqitshëm si më të sjellshëm, edhe pse prezantimet e tyre kishin qenë njësoj me ata që dukeshin më pak tërheqës.

FOTO GALERI
1/10
Kur ishte në gjimnaz, shokët e klasës nuk donin të ndaheshin në grupe dyshe me Deni Peërsallin në punë laboratori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA