Tentuan të transportonin kokainë të fshehur në thasë me kafe, dënohen tre shqiptarë në Zvicër
Dy plagosje me thikë kanë ndodhur sot në Tiranë në kohë dhe vende të ndryshme.
Ngjarja e parë është regjistruar në Kamzë, ku një 18-vjeçare akuzohet se ka plagosur me thikë kunatin e saj, shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Burime nga policia raportojnë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndonëse ka marrë ndihmë mjekësore.
Pas ngjarjes policia nisi hetimet në lidhje me zbardhjen e rrethanave të krimit dhe raporton se ndaj 18-vjeçares ka nisur procedim në gjendje të lirë. E reja është konfliktuar me kunatin për motive të dobëta. Materialet ndaj saj, i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Plagosja e radhës u regjistruar në rrugën “Frosian Plaku”, Tiranë. Sipas policisë, shtetasi E.K, ka plagosur me thikë, shtetasin S.Gj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë, identifikuan në kohë autorin e dyshuar të krimit dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E.K.
Top Channel