Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të japë sot dorëheqjen nga pozita e udhëheqëses së Partisë Konservatore, ndërsa do të mbetet kryeministre teknike derisa të zgjidhet pasardhësi i saj.

Plot 11 ligjvënës do të garojnë për kreun e konservatorëve, partisë në pushtet, e cila automatikisht prodhon edhe kryeministrin.

Procesi i përzgjedhjes do të nisë më 10 qershor. May, 62-vjeçare, ka paralajmëruar dorëheqjen muajin e kaluar, pasi Parlamenti i ka refuzuar tri herë marrëveshjen që ajo ka negociuar me Bashkimin Europian për daljen e Britanisë nga blloku, apo “Brexit”-in.

May pritet të konfirmojë dorëheqjen në një letër dërguar Komitetit të Konservatorëve. Ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson, mbështetës i zëshëm i “Brexit”-it, është pretendent për të pasuar kryeministren May.

Në prill, BE-ja i ka dhënë Britanisë edhe 6 muaj kohë për të dalë nga blloku, me shpresën se ligjvënësit do të pajtohen për një marrëveshje. Afati i ri për “Brexit”-in është 31 tetori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA