Liqeni Artificial i Tiranës është një nga destinacionet e preferuara veçanërisht në fundjavë.

Atmosfera i ngjan një feste, personazhe të njohur për fëmijët që së shpejti nisin pushimet verore, e mbi të gjitha të mëdhenj e të vegjël që kryejnë aktivitete fizike.

Mjeket thonë se personat që janë aktivë fizikisht kanë rrezik më të ulët për tension të lartë gjaku, sëmundje kardiovaskulare, kancer gjiri e zorre, goditje në tru, osteoporoze, diabet tip 2 dhe depresion.

Aktiviteti fizik nuk është vetëm marrja me sport, por çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt, që kërkon shpenzime të energjisë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të qenë të shëndetshëm, njerëzit kanë nevojë në përgjithësi për të paktën 30 minuta aktivitet fizik të moderuar perdite ose të paktën në 5 ditë të javes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA