Inter, Asllani, gati të largohet nga Torino dhe të fluturojë në Turqi 29/01 10:10
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020 ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Për këto dy sfida ka ndryshime në radhët e skuadrës kuqezi, ndryshime që kanë të bëjnë me Eros Grezdën. Futbollisti nuk do të jetë i pranishëm në këto dy ndeshje të Kombëtares për arsye personale.
Në këtë situatë, trajneri Edy Reja vendosi të grumbullojë në ekipin e parë Lorenc Trashin nga Partizanit.
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen me Islandën në fushën e kësaj të fundit në 8 qershor, ndërsa në 11 qershor do të luajë me Moldavinë në ‘Elbasan Arena’. në dy ndeshjet e para të kualifikueseve, Kombëtarja shqiptare ka marrë 3 pikë, ato të fitores me Andorrën.
Top Channel