Një dukuri e rrezikshme ka nisur të shfaqet në një prej vendeve më të dhunshme në botë. Disa grupe kriminale në El Salvador detyrojnë vajza nga fshati të martohen në qytete, dhe pastaj ua ekzekutojnë burrat për t’u marrë sigurimet dhe pronat nëpërmjet bashkëshorteve të kërcënuara.

Violeta Olivares, prokurore dhe kryetare e Njësisë Kundër Trafikut Njerëzor në El Salvador, tha se çështja e fundit e suksesshme që rezultoi me dënimin e 13 anëtarëve të bandës së rrezikshme MS-13 është një mesazh i qartë kundër gjithë trafikantëve.

E njohur si heroinë e patrembur kundër gangsterëve më të rrezikshëm në botë, Olivares ka dënuar 30 prej tyre, dhe tani i është vënë bandave “Vejusha e Zezë”. Çështja e saj përfshiu tri gra që ishin martuar me detyrim, dhe bandat kishin mbledhur 30 mijë deri në 60 mijë dollarë nga burrat e tyre të vrarë.

FOTO GALERI
1/32
Vajzat nga fshatrat e largët joshen në qytet me punë dhe martesë. Ato detyrohen të martohen me persona që kanë prona ose pasuri

Top Channel