Vrau familjen e vet pasi u mori 200 mijë dollarë për të paguar marrëdhënien që kishte në internet me një modele erotike bullgare, e cila zhvishej para kamerave kundrejt pagesës.

Policia kontrolloi kompjuterin e 29-vjeçarit nga Florida, Grant Amato, dhe të modeles erotike bullgare, Silvia Ventsislavova, pasi prindërit dhe vëllai i të dyshuarit amerikan u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre.

Ai i dërgonte rroba që t’i vishte për të, në kamera, si dhe lodra seksi që t’i përdorte gjatë shfaqjes erotike. Ajo fotografonte letra të vulosura me formën e të kuqit të buzëve, ku i shkruante: “Buzëqesh, drita ime. Ti më bën të lumtur.”

Policia gjeti edhe mesazhe ku familjarët i shkruanin djalit të tyre që ta ndërpriste menjëherë lidhjen që kishte nisur me Ventsislavovën, të gjente një punë dhe t’u kthente 200 mijë dollarët që u kishte borxh, përndryshe nuk do t’i jepnin më para.

Tri javë më pas, trupat e prindërve dhe të vëllait u gjetën të vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tyre, në Çuluota, SHBA.

FOTO GALERI
1/13
Policia gjeti një video ku ai i lutej modeles erotike bullgare të vazhdonte t’i dërgonte video

Top Channel