Nis sezoni i dytë i serialit “Big Little Lies”, me Streep, Kidman dhe Witherspoon (Foto)

30/05/2019 11:56

Kasti i “Big Little Lies” u rreshtua në tapetin e kuq të premierës së sezonit të dytë të filmit hit të HBO-së.

Reese Witherspoon, Zoe Kravitz, Laura Dern, Shailene Woodley, Nicole Kidman dhe Meryl Streep, “zonjat e hijshme” zbukuruan qendrën “Lincoln” në New York City, për të kremtuar në këtë mënyrë nisjen e episodeve të reja të serialit mjaft të suksesshëm.

Witherspoon ishte e mrekullueshme në një fustan të mëndafshtë, të bukur e mjaft të thjeshtë të Elie Saab, dhe një “look” më se natyral. Nicole ishte mishërimi i sofistikimit, ndërsa Meryl Streep solli motivet floreale aq të preferuara të momentit.

“Big Little Lies”, sezoni i dytë, është një shfaqjeve më të shumëpritura të vitit 2019. Ai rikthehet gati dy vite pas të parit, që u prit shumë mirë nga kritika e publiku. Seriali tregon historinë e 3 grave të trazuara emocionalisht, që përfshihen në një hetim për vrasje.

Ai ka marrë mjaft vlerësime, duke nisur nga 16 nominimet te “Emmy Awards”, e deri te çmimet “Golden Globe” që morën Kidman, Dern dhe Alexander Skarsgaard.

FOTO GALERI
27/41

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA