Donika Shabani, e njohur ndryshe si Nikka, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth projektit të saj më të fundit “Rrena”.
Pak ditë pas publikimit të baladës, në media qarkulluan zëra se kënga ishte një dedikim për ish-in, ndaj edhe Nikka e sqaroi këtë të enjte në studion e “Ftesë në Pesë”.
24-vjeçarja pranoi që “Rrena” është një këngë që e ka ndjerë, ndaj edhe vendosi ta publikonte pa e planifikuar. Sipas saj, të gjithë artistët dashurohen e kanë zhgënjime në jetën personale, ndaj balada në fjalë i prek të gjithë.
“Çdo mashkull ose femër në moshën time, 24 vjeçare, ka hasur dashurinë patjetër dhe ka hasur edhe mashtrimet e dashurisë. Domethënë zhgënjehesh…”, tha Nikka.
Më tej ajo tregoi se është shumë tip shumë i ndjeshëm, jo vetëm në situate të tilla, por edhe në përditshmëri.
Top Channel