Në një intervistë interesante të dhënë për të përditshmen sportive spanjolle “AS”, Ronaldo “Fenomeni” ka folur kryesisht për sulmuesit më në formë aktualisht në qarkullim, duke veçuar të preferuarin e tij, por edhe atë që i ngjason më shumë.

Ish-sulmuesi i Brazilit, Interit, Barcelonës, Milanit, Realit dhe disa ekipeve të tjera, thotë pa drojë se ka një futbollist për të cilin do të bënte thuajse gjithçka për ta parë të luajë në fushën e blertë.

“Messi, natyrisht. Besoj se është numri 1 aktualisht në botë dhe do të duhen 20 apo 30 vite të tjera për të parë një të ngjashëm me atë. Më pëlqejnë edhe Salah, Hazard dhe Neymar. Pa harruar këtu Mbappenë. Shumë vetë thonë se jemi të ngjashëm, domethënë ai më ngjan shumë mua. Po, është shumë i shpejtë, finalizues i mirë i aksioneve, di të jetë ‘vdekjeprurës’ me të dyja këmbët. Kemi gjëra të përbashkëta, sigurisht, por nuk më kanë pëlqyer kurrë krahasimet. Mbi të gjitha mes lojtarëve të brezave të ndryshëm”, shprehet Ronaldo.

Vitet e fundit, Premier League është konsideruar si kampionati më i fortë në Europë. Por, “Fenomeni” nuk bie dakord me këtë.

“Nuk është kaq evidente që Premier League ka qenë kampionat më i mirë sesa ai yni (La Liga, ku edhe është bërë president i Valladolidit). Ndoshta nëse shohim të ardhurat nga të drejtat televizive rezulton më i miri, sepse merr më shumë parà, por lojtarët më të mirë sot për sot luajnë në Spanjë. Të paktën pjesa më e madhe e tyre”, thotë Ronaldo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA