E ardhmja e Interit sapo ka filluar. Antonio Conte ka firmosur kontratën që e lidh me klubin zikaltër për 3 vitet e ardhshme, me një pagë prej 9 mln eurosh neto në sezon, pa përfshirë shpërblimet. Për këtë mbetet vetëm zyrtarizimi.

Megjithatë, ai që bën më shumë bujë është projekti i ri, i cili duhet të nisë pa vrer dhe tensione, pa “gra të para” apo telashe nëpër rrjetet sociale.

Thënë kështu, shënjestra është më se e qartë. Interi kërkon ta nisë këtë epokë të re pa Mauro Icardin, me argumentin se skuadra vlen më shumë sesa çdo individ. E në fakt kështu ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë.

Conte nuk fshihet aspak, madje është gati të nisë edhe fazën më të vështirë, atë që parashikohet të jetë një “betejë” e vërtetë e “bomberit” argjentinas. Ky i fundit, pavarësisht deklaratave zyrtare sipas të cilave kërkon të qëndrojë zikaltër, ka flirtuar prej kohësh me Juventusin.

Një problem ky, që Conte kërkon ta zgjidhë përpara grumbullimit të skuadrës, më 8 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA