Në Londër ka berberë nga më të ndryshmit e më të mirët, por ka edhe një sallon ndryshe. Ai është i lëvizshëm dhe numri i klientëve sa vjen e shtohet.

“Do të thoja se është më intime, ti mund të krijosh praktikisht një miqësi me berberin. Për shembull, kur shkoja në vende të tjera kishte njerëz që prisnin, që diskutonin dhe unë nuk flisja fare. Tani që s’ka të tjerë përreth ndihem më rehat”, thotë Micah Henry, 24 vjeç, klient i përjavshëm.

25-vjeçari Kristian Robertson e nisi përpara pak më shumë se një viti “start up”-in e tij, duke ofruar prerje flokësh për personat me origjinë afrikane nga Karaibet. “Njerëzit habiten kur shohin çfarë ka brenda”, thotë ai.

Në fakt, duket pak si ndonjë objekt i dalë nga filmat e fantashkencës.

“Reagimi i parë, çdo herë që ndryshoj vend, fillimisht është ai i tronditjes, por të gjithë e pëlqejnë këtë që po ndodh. Të gjithë më urojnë çdo ditë për idenë që pata. Ndërsa klientët që vijnë për herë të parë mbeten të mahnitur dhe kjo të krijon një ndjesi mjaft të mirë”, thotë 25-vjeçari.

Biznesin e vet, Kristian e ka quajtur “Trim It”. Ai thotë se njerëzit ndihen shumë rehat në këtë mënyrë. Vet Kristianit, ideja i lindi pas lodhjes së madhe që shkakton pritja në radhë te berberi, apo përplasja e orareve, e sot çuditet edhe vet prej interesit të madh që ka ngjallur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA