Ende pa u grumbulluar plotësisht protestuesit në Tiranë, policia nis me shoqërimet, të rinjtë me maska bllokojnë qarkullimin te “Myslym Shyri”
SPAK ka hapur thirrjen për aplikim për 40 pozicione hetuesish në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kandidatët e interesuar kanë afat të aplikojnë deri më 14 shtator 2026, ora 16:00.
Sipas njoftimit, aplikantët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh, ndërsa procesi i konkurrimit do të zhvillohet në disa faza, duke përfshirë testime konjitive, fizike dhe profesionale, si dhe intervistën e strukturuar.
Procesi i përzgjedhjes do të përfshijë disa etapa. Kandidatët do t’i nënshtrohen fillimisht testimit konjitiv, të sjelljes dhe arsyetimit logjik. Më pas do të zhvillohet testimi i aftësive fizike, i ndjekur nga testi i zgjeruar me shkrim dhe intervista e strukturuar.
Kush mund të aplikojë?
Kandidatët që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
* Të jenë shtetas shqiptare
* Të kenë arsim të lartë policor, në drejtësi, kontabilitet ose arsim të lartë në degë të tjera që lidhen me misionin e BKH-së
* Të kenë më shumë se 1 vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë të lidhur me misionin e BKH-së
* Të plotësojë kushtet e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës
Procesi i konkurrimit përfshin:
Testin konjitiv, të sjelljes dhe arsyetimit logjik
Testimin e aftësive fizike
Testin e zgjeruar me shkrim
Intervistën e strukturuar
Poligrafi dhe verifikimet e pasurisë, figurës dhe sigurisë, kontrolli mjekësor dhe psikologjik (megjithëse nuk pikëzohen, janë të detyrueshme)
Afati i aplikimit: Nga data e publikimit deri më 14 shtator 2026, ora 16:00
Dokumentacioni dërgohet elektronikisht në: [email protected]
Të njëjtat dokumente të dërgohen me postë në adresën: Byroja Kombëtare e Hetimit, rruga Jordan Misja, nr. 1, Tiranë.
Top Channel