Ju nuk do ta gjeni familjen Rothschild në Forbes sepse trashëgimia e saj i përket shumë trashëgimtarëve. Shuma e saktë që ata zotërojnë është e panjohur, por thuhet se është diku mes $ 350 miliard dhe $ 1 trilion.
Anëtarët e familjes moderne jetojnë në vende të ndryshme dhe disa prej tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me biznesin familjar.
Gjenerata e parë e Rothsçajlldëve jetonte në një shtëpi, e cila kishte një pllakë gjigande me një shqiponjë të artë dhe një mburojë të kuqe në kopsht. Në gjermanisht, “mburoja e kuqe” (Red shield) tingëllon si “Rothschild”.
Në shekullin e 18-të, Amschel Mayer Rothschild arriti të ngrinte një bankë në një qytet gjerman dhe ia kaloi 5 djemve të tij. Të rinjtë ishin me të vërtetë të zgjuar dhe hapën edhe 5 banka të tjera, të cilat ishin të vendosura në pjesë të ndryshme të Evropës. Bankat bashkëpunuan shumë mirë dhe vëllezërit kurrë nuk kishin ndonjë konflikt.
Në shekullin e 19-të, familja kishte kodin e vet të ligjeve që secili anëtar i familjes duhej ta ndiqte. Aty thuhej se një gruaje nuk i lejohej të menaxhonte paratë. Kjo e drejtë i takonte vetëm burrave.
Në shumicën e rasteve, anëtarët e familjes duhej të martoheshin me kushërinjtë e tyre për të mirën e pasurisë familjare. Si rezultat, numri i paraardhësve të tyre u zvogëlua.
Në fund të shekullit të 19-të, familja kontrollonte pothuajse gjysmën e botës: ata financuan ushtrinë japoneze gjatë Luftës Ruso-Japoneze, investuan në ndërtimin e një hekurudhe në Evropë, financuan ndërtimin e Kanalit të Suezit e kështu me radhë . Kështu, mbiemri Rothschild u bë sinonim i pasurisë.
Ka një histori, që tingëllon si një mit, që tregon se sa i fortë ishte ndikimi i familjes. Sipas ditarit të një prej anëtarëve të familjes, Mbretëresha Viktoria e Anglisë shpesh vizitonte Rothsçajlldët. Gjatë një prej këtyre vizitave, baronesha Alice Rothschild papritmas i tha asaj të dilte nga lëndina ku mbretëresha po shkelte dhe Victoria iu bind.
Top Channel