Trajneri i Brazilit, Tite ka vendosur të ndëshkojë Neymarin për shkak të grushtit drejtuar një tifozi kundërshtar, gjatë finales së Kupës së Francës, duke i hequr shiritin e kapitanit talentit me numrin 10 të “Seleçao”-s.

Një grusht, që pavarësisht se ka kaluar një muaj kohë, vazhdon të shkaktojë efekte domino, tashmë të pakontrollueshme.

“E djathta” e Neymarit ndaj një tifozi të Rennes, gjatë finales së Kupës së Francës, nuk po frenon problemet ndaj “O Ney”. Pikërisht gjatë orëve të mesnatës, sipas tonës, Federata braziliane e Futbollit komunikoi vendimin e trajnerit të kombëtares, Tite, për t’i hequr shiritin e kapitenit atij që mban mbi shpinë numrin 10, gjatë të gjithë edicionit të Kupës së Amerikës, si ndëshkim për gjestin e 26 prillit.

Kapiteni i ri i skuadrës braziliane, 5 herë kampione e botës, do të jetë Dani Alves, shok skuadre me Neymarin te PSG-ja, e po ashtu autorë të golave parizienë në finalen e “kriminalizuar” tashmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA