Së bashku me të birin, si çdo mëngjes, Nat Roman nga Massachusett doli për të shoqëruar fëmijën në shkollë. Por kur kthehet e gjen shtëpinë të pastruar dhe çdo gjë ishte vendosur në vendin e vet. Pavarësisht surprizës së këndshme, burri njoftoi policinë për identifikimin e personit që është futur në banesën e tij.

“Pas kthimit në shtëpi zemra ime kërceu: dera nuk ishte e mbyllur. Brenda … mrekullia. Zakonisht i çrregullt dhe jo jashtëzakonisht i pastër, shtëpia ishte një perlë. Të gjitha rregulluara, një erë e mirë në çdo dhomë (përveç në kuzhinë) . Asnjë dëm, asnjë vjedhje. Të gjitha të rregulluara në mënyrë të jashtëzakonshme”, është dëshmia e Nat Roman që ka dhënë për mediet.

Në telefon, 44-vjeçari tregon historinë për NBC News: -“Isha shumë i shqetësuar, e dija që dikush kishte ardhur në shtëpi dhe nuk e dija se çfarë të prisja. Dhe në vend të kësaj, shtretër të rregulluar, banjë shumë të pastra, qilima të pastruar me vakum. Asnjë mesazh apo diçka që mund të bëjë që unë të kuptoj gjë “.

Nat Roman, në mesazhin e tij në Facebook, përpiqet të japë një shpjegim: “Teoria ime është se një shërbim pastrimi në zonë ka zgjedhur apartamentin e gabuar. Dhe ndoshta ata arritën të hyjnë, sepse harrova të mbyllja derën. ” Komentet për Instagram janë të ndara mes frikës dhe ironisë.

Një përdorues shkruan: -“Unë shpresoj se policia mund ta gjejë të dyshuarin dhe ta pyesë nëse ai është i gatshëm të shkojë nesër në shtëpinë time”

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA