Nëse dikujt do t’i duhej që më pas të merret linjën e Kasharit për të shkuar në punë, duhet të presë.
Ky autobuz është i linjës së Kasharit. Kjo linjë ka vetëm dy të tillë në inventarin e saj dhe kjo bën që nisja nga stacioni i parë të jetë çdo 30 minuta.
Ankesat e qyteraëve janë se Linja e Kasharit, Astirit dhe Yzberishtit nuk kanë orare fikse të nisjes.
“E përdorim urbanin, presim këtu, ka një orë që nuk vjen Yzberishti. Shumë avash, na çmendën, 1 orë me vonesë”, thonë udhëtarët.
Mjeti duket i ri dhe brenda standardeve, por ajo që të bie në sy është abuzimi i punojnësve duke shkaktuar vonesa të pajustifikuara. Autobuzi i Kasharit ndalet në stacione për më shumë se 2 minuta, madje ka raste kur kjo vonesë shkon deri në 10 minuta.
Kjo vonesë shkakton irritim të pasagjerëve, të cilët kërkojnë të mbërrijnë në kohë në destinacionet e tyre.
Top Channel