Sondazhi i FIFA-s para finales, tifozët zgjedhin mes Lamine Yamal dhe Lionel Messit për lojtarin që do të vendosë ndeshjen

19/07/2026 20:15

Pak minuta para finales së madhe të Kupës së Botës, FIFA ka publikuar një tjetër sondazh për tifozët, këtë herë me pyetjen se cili lojtar pritet të ketë ndikimin më të madh në sfidën vendimtare.

Në votimin me pyetjen “Cili prej këtyre lojtarëve do të ketë ndikimin më të madh në finale?”, tifozët kanë ndarë mendimet mes dy emrave të mëdhenj: Lamine Yamal dhe Lionel Messi.

Rezultati ka qenë tepër i balancuar, por me një avantazh të lehtë për kapitenin e Argjentinës. Lionel Messi ka marrë 52% të votave, ndërsa talenti spanjoll Lamine Yamal është mbështetur nga 48% e tifozëve.

Përballja mes dy lojtarëve simbolizon edhe një duel mes dy epokave të futbollit. Nga njëra anë është Messi, një prej figurave më të mëdha në historinë e këtij sporti, i cili kërkon të lërë një tjetër gjurmë në një finale të Botërorit.

Në anën tjetër është Lamine Yamal, ylli i ri i Spanjës, i cili ka mahnitur botën me paraqitjet e tij dhe shihet si një nga futbollistët që mund të udhëheqin brezin e ardhshëm.

Top Channel