Profesori M.E Smith nga Universiteti i Arizonës, ka botuar veprën “Enciklopedia e Studimeve Urbane”. Në këtë libër ai e përkufizon një qytet në bazë të ndërtimit të banesave në mënyrë të dendur, me shoqëri heterogjene.

Arkeologët kanë zbuluar artefakte të ndryshme që kanë vërtetuar këtë shoqëri heterogjene, duke identifikuar kështu disa nga qytetet më të lashta në botë që vazhdojnë të jenë të banuar dhe sot.

Por përcaktimi i më të vjetrit fare është ende i vështirë, për shkak të faktorëve të shumtë. Megjithatë, sipas provate të gjetura deri tani, këto janë qytetet më të vjetër në botë.

FOTO GALERI
10/19
Uruk, Irak, është themeluar në lashtësi nga mbreti Enmekar. Edhe ai përmendet në tabletën sumere, në Listën e Mbretit Sumerian, si nga më të vjetrit në botë. Tek Epi i Gilgameshit, Gilgameshi ndërton një mur rrotull Urukut dhe bëhet mbret i qytetit. Arkeologët kanë zbuluar qytete të ndërtuar mbi qytete në Uruk, që nga 7000 vite më parë, qytet që është zëvendësuar nga një tjetër i ndërtuar 5800 vite më parë, e deri në 4000 vite më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA