Ambasadorja gjermane: Bojkoti dhe kriza politike po ngadalësojnë reformat

22/05/2019 12:01

Ndryshe nga Presidenti Meta, i cili kritikoi reformën në Drejtësi, ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Sussane Schütz, e vlerësoi atë, duke shtuar gjithashtu se Shqipëria ka bërë progres drejt integrimit evropian.

“Unë jam e bindur se Shqipëria tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Për shembull, reforma e drejtësisë, e cila dallon edhe në krahasim me progresin e bërë në këtë fushë në vendet fqinje”, thotë ajo.

Reagimi i plotë
“Në bazë të këtij raporti, qeveria gjermane dhe parlamenti gjerman do të marrin vendimin e tyre për hapin e ardhshëm të integrimit të Shqipërisë në BE, domethënë hapjen e negociatave të pranimit në BE.

Unë jam e bindur se Shqipëria tashmë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Për shembull, reforma e drejtësisë, e cila dallon edhe në krahasim me progresin e bërë në këtë fushë në vendet fqinje.

Polarizimi i thellë politik dhe bojkoti i institucioneve demokratike dhe i proceseve vendimmarrëse, megjithatë, kanë ngadalësuar ndjeshëm procesin e reformave dhe nuk kanë qenë aspak të dobishme në avancimin e vendit në rrugën e saj të integrimit në BE. Unë jam i sigurt se këto zhvillime janë ndjekur nga afër edhe nga ata aktorë të jashtëm që kanë interes në këtë rajon”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA