28/07 13:46
Legjenda e Formula 1 Niki Lauda ka vdekur në moshën 70 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar edhe familja e tij.
Lauda, i cili fitoi kampionatin e F1 në 1975 dhe 1977 me Ferrarin dhe përsëri në 1984 me McLaren, vdiq të hënën – tetë muaj pas kryerjes së transplantimit të mushkërive.
Ai u konsiderua si një nga drejtuesit më të mirë të sportit ndonjëherë dhe në vitin 1976 u dogj keq kur u rrëzua gjatë Grand Prix gjerman, por bëri një kthim të shpejtë në gara vetëm gjashtë javë më vonë.
Në një deklaratë, familja austriake tha: ‘Me trishtim të thellë, njoftojmë se Niki ynë i dashur ka vdekur në mënyrë paqësore me familjen e tij të hënën’.
Top Channel