APARTAMENTI NË KATIN E KATËRT

Në këtë roman, autori ndërton ngjarje që ndërthuren me njëra-tjetrën, me të tashmen dhe të shkuarën e tyre, duke krijuar histori e cila të shtyn për ta ndjekur me vëmendje rrjedhën e subjektit.

Samueli, protagonisti i romanit është një djalë vetmitar, i mënjanuar nga shoqëria dhe i detyruar që të përjetojë pasojat e vendimeve dhe sjelljeve të të tjerëve. Gjendja e tij psikologjike rëndohet edhe më shumë mbas vdekjes së nënës. Duke e vizatuar Samuelin si viktimë shoqërore, Casha ndërton marrëdhënie aktive mes lexuesve dhe personazheve të tjerë të veprës, për të zbuluar nëse ata do ia dalin mbanë për të thyer zinxhirët në të cilën i ka mbërthyer fati. Mes personazheve të tjerë është edhe Kristina një grua e edukuar dhe rritur në një ambient me parime fetare, por që nuk e ka njohur dashurinë bashkëshortore. Ajo besonte se misioni i saj ishte kujdesi për familjen, edukimi i fëmijëve dhe përkushtimi ndaj bashkëshortit. Por kur edhe ky rol iu mohua, ajo përjeton zhgënjime të thella dhe shtëpia e bukur e ndërtuar nga bashkëshorti i saj i ishte kthyer në një burg. Vepra e Casha-s, me një galeri komplekse personazhesh dhe botë të pasur psikologjike, është thirrje për reflektim shoqëror.

Skeda e librit
Autori Charles Casha
Titulli origjinal A-Appartament fir-raba sular
V. Botimit 2019
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Gjinia Roman
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Anisa Trifoni

NGA ANA E PRINCESHËS SË VDEKUR

“Kjo është historia e nënës sime, princeshës Selma, lindur në një pallat të Stambollit…” Kjo mund të ishte fillimi i një përralle; por është një histori e vërtetë, që nis më 1918 në oborrin e sulltanit të fundit të Perandorisë otomane. Selma është shtatë vjeçe kur sheh të shembet kjo Perandori që i kishte futur dridhmat Europës. E dënuar me mërgim, familja perandorake vendoset në Liban.
Selma, që ka humbur njëkohësisht edhe vendin e vet edhe të atin, do të jetë këtej e tutje “princesha me çorape të arnuara”. Do të rritet në Bejrut dhe atje do të bjerë në dashuri për herë të parë, me një shef druz; një dashuri që merr fund shpejt. Atëherë Selma pranon të martohet me një raxha indian që s’e ka parë kurrë. Në Indi, do të kalojë nga salltanetet e maharaxhave, te ditët e fundit të Perandorisë britanike dhe te lufta për Pavarësi, të udhëhequr prej Gandit. Por edhe atje, si në Liban, mbetet “e huaja”. E papranuar prej një populli që ajo kishte nisur ta donte, ia mbath për në Paris. Atje do të gjejë më në fund dashurinë e vërtetë. Lufta do ta ndajë nga i dashuri, dhe ajo do të vdesë në mjerim, në moshën njëzet e nëntë vjeçe, pasi lind një vajzë: autoren e këtij rrëfimi. Për herë të parë, fundi i Perandorisë otomane na tregohet nga brenda pallateve… Ndodh rrallë që një libër të bashkojë në një mënyrë kaq intime zemrën me Historinë.
“Më vonë, shumë më vonë, – shkruan Kenizé Mourad, – desha të kuptoja kush ishte nëna ime. Duke pyetur ata që e kishin njohur, duke konsultuar libra historikë, gazeta të kohës dhe arkivat e shpërndarë të familjes, u përpoqa të rindërtoja kornizat e ndryshme të jetës së saj, të ngatërruara sot në mënyrë të pakthyeshme, dhe të jetoja ç’kishte jetuar ajo. Më në fund, që t’i afrohesha më shumë, që ta gjeja siç ishte vërtet, i besova intuitës dhe imagjinatës sime.”

Skeda e librit

Autor Kenizé Mourad
Titulli origjinal Regards from the Dead Princess
V. Botimit 2018
Vendodhja Tirane
Gjuha Shqip
Gjinia Roman
Grupmosha mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Numri i botimeve I parë
Përkthyesi Donika Omari

Top Channel