Tashmë në botën sportive, çdo lloj sporti që praktikojnë meshkujt e bëjnë edhe femrat. Por së fundi është shfaqur edhe tendenca e kundërt, me meshkujt që praktikojnë një sport që është tërësisht femëror dhe bëhet fjalë për disiplinën e notit të sinkronizuar.
Në Stokholm të Suedisë, 18 notarë amatorë u bashkuan për të krijuar figura dhe kryer ushtrime akrobatike nën ujë, sigurisht nën vëzhgimin e trajneres së tyre Claudia Arasa dhe e gjithë kjo është në kuadër të përgatitjeve për Kupën e Notit të Sinkronizuar për meshkuj që do të mbahet në Ibiza në 24-26 maj.
Notarët janë të profesioneve të ndryshme si mjek, drejtues tramvaji, regjisor filmash apo edhe mësues. E përbashkëta e tyre është se janë të moshës mbi 40 vjeç, ndërkohë që nuk është se kanë përgatitje të madhe fizike, madje disa prej tyre janë edhe duhanpirës. por ajo që ka më shumë rëndësi është se të gjithë duhet të kenë ndjenjën e diplomacisë
Ajo që shpresohet nga të gjithë sportistët është që noti i sinkronizuar, emri i të cilit në 2017 u ndërrua në ‘Noti artistik’ të ketë kategorinë e tij për meshkuj në Lojërat Olimpike ashtu sikurse ndodh edhe në Evropianë e Kampionatë Botërorë.
Top Channel