Një trishtim sentimental është një dhimbje e vërtetë që ka rrënjë të thella edhe biologjike.

Vetëm ata që kanë vuajtur për dashuri, e dinë sa e fortë është dhimbja në ato momente. Është një vuajtje që përfshin gjithë qenien tonë, në trup dhe shpirt, gjë që na pengon të mendojmë, të hamë dhe jetojmë.

Po pse vuajmë kaq shumë? Shkenca ka hetuar atë që ndodh në organizmin tonë dhe ka zbuluar disa nga mekanizmat që shkaktohen kur lidhja jonë e dashurisë shkon në thërrime: dëshpërimi i krijuar është i vendosur në shtresat më të thella të trurit tonë.

FOTO GALERI
3/5
Çështje e mbijetesës - Fakti që dashuria varet nga një funksion thelbësor si riprodhimi shpjegon pse natyra ka vënë në vend mekanizma të tillë të thellë për të mbrojtur tërheqjen dhe lidhjen mes burrit dhe gruas. Ka qenë një instinkt i rrënjosur në speciet tona për miliona vjet. Për të treguar se dashuria i përket thelbit të instinkteve tona origjinale është fakti se ajo rregullohet nga shtresat më të thella të traktit të trurit, ku gjithashtu ndodhen qarqet e instinkteve të tjera jetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA