Një trishtim sentimental është një dhimbje e vërtetë që ka rrënjë të thella edhe biologjike.
Vetëm ata që kanë vuajtur për dashuri, e dinë sa e fortë është dhimbja në ato momente. Është një vuajtje që përfshin gjithë qenien tonë, në trup dhe shpirt, gjë që na pengon të mendojmë, të hamë dhe jetojmë.
Po pse vuajmë kaq shumë? Shkenca ka hetuar atë që ndodh në organizmin tonë dhe ka zbuluar disa nga mekanizmat që shkaktohen kur lidhja jonë e dashurisë shkon në thërrime: dëshpërimi i krijuar është i vendosur në shtresat më të thella të trurit tonë.
Ndërkohë truri vazhdon të punojë - Çfarë ndodh në trurin tonë kur vuajmë për dashuri? VTA, e cila ndodhet në zonën tegmentale të barkut, në një zonë të trurit, në të cilën qëndrojnë emocionet që lidhen me rënien në dashuri dhe kënaqësitë seksuale, por gjithashtu janë përgjegjës edhe për ndjenjën e kënaqësisë që përjetohet kur kemi uri, etje ose marrja e një droge. VTA gjithashtu kryeson funksionin e "shpërblimit" që liron dopamin dhe për këtë shkak gjeneron një ndjenjë të mirëqenies. Hipoteza flet se në origjinën e "dashurisë romantike" ekziston një ndjenjë e "varësisë së thellë" e theksuar nga veprimtaria e këtyre rajoneve të trurit. Dashuria atëherë do të shkaktonte mekanizma të ngjashëm me ato të një droge dhe kjo do të shpjegonte pse dashuria është aq e vështirë për t'u kontrolluar dhe pse gjeneron një ndjenjë frustrimi kaq intensive kur marrëdhënia ndërpritet.
Top Channel