Foto ilustruese

Një tjetër shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin H.I.,44 vjeç, banues në Kurbin.

Njoftimi

Kurbin

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Sherbimet policore të Komisariatit Kurbin, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane,arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

• H.I.,44 vjeç, banues në Kurbin

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Padova/ Itali ka lëshuar Urdhërin e kërkimit ndërkombetar nr.6731, për veprat penale”Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura” parashikuar nga nenet 61,5,7,110,648 dhe 624 të Kodit Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA