Në Francë, hapet festivali i 72-të i filmit në Kanë, që do të vazhdojë deri më 25 maj.

Filmat do të vlerësohen për Palmën e Artë nga një juri me 9 anëtarë, e drejtuar nga regjisori i serisë së filmave “Mad Max”, George Miller. Festivali i Kanës do të zhvillohet poshtë yjeve, në një kinema në plazh.

Sylvester Stallone, i cili nuk kalon asnjëherë pa u vënë re, rikthehet në këtë festival për të promovuar “Rambo V – Last Blood”, i filmuar pak muaj më parë.

Pas njoftimit zyrtar për edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit, u zbulua lista e filmave që do të konkurrojnë në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, pjesë e tyre edhe filmi shqiptar.

Në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër do të marrin pjesë 11 filma ku 9 prej tyre janë fanta-shkencë, 1 është dokumentar dhe filmi tjetër është vizatimor, nga Shqipëria, Argjentina, Franca, Finlanda, Greqia, Israeli, Ukraina, Suedia dhe SHBA- të.

Filmi shqiptar “The Van” (Furgoni), nga Erenik Beqiri do të konkurrojë për herë të parë në festivalin e filmit në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA