Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune Është ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilën ende banohet megjithëse kanë mbetur vetëm 6 familje.
Në Kalanë e Drishtit në Shkodër, pjesë e 100 fshatrave turistik, investimi i vetëm në këtë monument të kategorisë së parë, rezulton ai i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, mbi 1 dekadë më parë. Pavarësisht braktisjes, turistët nuk mungojnë.
“Ne jetojmë në Stamboll dhe kemi ardhur nga Turqia. Fillimisht vizituam Tiranën dhe më pas vendosëm të vijmë në Shkodër. Na e kishin rekomanduar shumë njerëz. Vizituam kalanë Rozafa dhe pastaj erdhëm këtu. Ka disa gjurmë që vijnë nga periudha osmane, por natyrisht ka edhe gjurmë që i përkasin shqiptarëve. E veçantë”, u shpreh turisti.
“Ka arkitekturë osmane, si dhe arkitekturë të shqiptarëve nga periudha e Sulltan Mehmetit si edhe periudha të ndryshme historike e kështu me radhë. Duhet të investoni më shumë në këtë vend pasi është i veçantë. Tentuam të futemi tek muzeu por na këshilluan që është më mirë mos ta vizitoni”, u shpreh një turist tjetër.
I vetmi që pret e përcjell turistët është Arben Buhaj, një ndër pak banorët e mbetur në Drisht.
“Ky është muzeu i Drishtit, i mobiluar dhe i rehabilituar falë një financimi të Bashkimit Europian, vite më parë. Por ajo çfarë ka mbetur sot, janë këto veshje të cilat janë të hedhura në këtë tavolinë dhe pjesa tjetër e kulturës dhe traditës vendase”, u shpreh banori i zonës Arben Buhaj.
Muzeu së bashku me ato pak materiale të etnografisë së zonës ka degraduar nga mungesa e mirëmbajtjes e kujdesit dhe tani nuk ka më arsye për tu vizituar. Ai është pjesë e rrjetit të muzeve të Bashkisë Shkodër, për të cilën kjo e fundit, ka premtuar se shumë shpejt do të ndërhyjë për rivitalizimin e tij dhe kthimin në funksion të turizmit.
Top Channel