Shtyrja e Panairit të 29-të të librit, reagon botuesi Frano Kulli: S’besoj se ka shëmbëlltyrë të ngjashme kund tjetër, që Krishtlindjet të kthehen në ditë pune “Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare – Dy kolosët e letërsisë dhe kulturës shqiptare”, u përkujtuan në një aktivitet në Pekin të organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Kinë.
Diplomatikë, studiues, studentë dhe dashamirës të letërsisë, sollën në vëmendje veprën e dy prej figurave më të mëdha të kulturës shqiptare, duke theksuar ndikimin te lexuesit e brezave të ndryshëm.
“Letërsia shqiptare nuk është vetëm një mbështetje e rëndësishme për mësimin e gjuhës, por edhe një dritare e çmuar për të kuptuar historinë dhe kulturën e Shqipërisë”, u shpreh shef i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit, Prof. asoc. Wang Caixiao.
Nëpërmjet veprave të tyre, Agolli dhe Kadare kanë sjellë para lexuesve në mbarë botën historinë, traditat dhe botën shpirtërore të popullit shqiptar, u shpreh ambasadori Riza Poda.
Aktiviteti u shoqërua me dokumentarë dhe interpretime nga studentët, që sollën pjesë nga veprat e dy autorëve.
Ky aktivitet që dëshmoi se Agolli dhe Kadare mbetet në interesin e lexuesve dhe studiuesve jashtë Shqipërisë, forcon më tej urat e komunikimit kulturor mes dy vendeve, sipas organizatorëve.
Top Channel