Presidenti Ilir Meta, duke uruar Ditën Ndërkombëtare të Familjes, thekson nevojën për të bërë më shumë për të plotësuar kushte më të mira për familjet.

Statusi i plotë i Presidentit Meta
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes!
Një familje e lumtur, solide, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë. E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj. Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime. Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes.
Zoti i bekoftë familjet tuaja!??

Top Channel