Liam Payne dhe Rita Ora janë parë tek darkojnë së bashku në një nga klubet ekskluzive private të Annabel, në qendër të Londrës.

Rita shkëlqente, e veshur me një bluzë ngjyrë bronzi, një fund në të njëjtën ngjyrë dhe binte në sy shpina e saj që ishte totalisht e dalë. E plotësonte look-un duke lëshuar flokët e saj bjonde, të binin mbi shpatulla.

Ndërkohë, Liam Payne, i cili sapo është emëruar si ambasadori i parë i firmës Hugo Boss, kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një këmishë verore.
Brenda në klub, Liam dhe Rita u ulën së bashku me menaxherin e Madonës, Guy Oseary dhe kryeredaktorin e revistës Vogue, Edward Enninful.

Mesa duket dyshja ishin të shoqëruar nga persona të tjerë kështu që nuk na lë vend për dyshime të mëtejshme, se mund të jetë në një lidhje me yllin e “One Direction”.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA