Festival “mode”, mahnisin veshjet e aktoreve në ceremoninë e çmimeve “Bafta” (Foto)

13/05/2019 16:46

Fustani i gjatë ishte kryefjala e tapetit të kuq në ceremoninë e çmimeve “Bafta”.

Kremtimi i përvitshëm i arritjeve në kinematografi ngjall padyshim edhe kureshtje të madhe për veshjet e përdorura nga pjesëmarrësit, e këtë radhë vëmendjen kryesore e pushtoi moderatorja Holly Willoughby.

Fustani i derdhur ngjyrë blu i saj ka marrë lavdërimet e njohësve të modës, por edhe publikut. U pëlqye edhe veshja e Jodie Comer, e cila çoi në shtëpi trofenë e aktores më të mirë. Në ceremoni shkëlqeu me përzgjedhjen e saj edhe prezantuesja televizive Susanna Reid.

Vëmendjes së fotografëve nuk i shpëtoi as ylli i “Doctor Foster”, Suranne Jones, e cila mbante një fustan stil “tuxedo”, edhe ai deri në fund të këmbëve, serioz dhe “chic” njëkohësisht.

  Ndahen çmimet “BAFTA”; Trilleri i BBC “Killing Eve” merr më shumë trofe

E shoqja e Benedict Cumberbacht, Sophie Hunter kishte zgjedhur një fustan të zi dhe me shkëlqim deri te kyçi, me printe që kujtonin lëkurën e krokodilit. E preferuar edhe bojëqiellja e ëmbël e Phoebe Waller-Bridge, krijuesja e serialit televiziv fitues “Killing Eve”.

Aktorja Keeley Hawes ishte një mrekulli në fustanin e saj të argjendtë, që ngjante shumë në fakt me një fustan nuseje, por sërish u pëlqye mjaft, e shumë përshtypje bëri dhe Julia Stiles, e cila u shfaq rrëzëllitëse me fustanin e gjatë blu, të përshkuar në të gjithë gjatësinë e tij nga vija në ngjyrë floriri.

FOTO GALERI
24/33

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA