Ndahen çmimet “BAFTA”; Trilleri i BBC “Killing Eve” merr më shumë trofe

13/05/2019 15:40

Trilleri i BBC-së “Killing Eve”, ishte fituesi i madh i çmimeve BAFTA, duke rrëmbyer tre trofe, përfshirë atë të aktores më të mirë që shkoi për Jodie Comer, dhe serialit më të mire dramatik. “Unë jam një njeri i famshëm … Më nxirr nga këtu” dhe “Britania ka Talent” dolën dhe ato me çmime nga mbrëmja.

Ndonëse protagonisti Ant McPartlin u shkëput përkohësisht nga të dyja vitin e kaluar. Aktori më i mirë u shpall Benedict Cumberbatch për interpretimin e tij që s`pati të sharë në Patrick Melrose, i cili ishte gjithashtu në garë për mini-serialin më të mirë. Ylli i Sherlock Holmes-it, e priti trofenë me një batutë: “Oh më duket se do rrëzohem, jam mësuar të jem shoqëruesi i nuses, dhe asnjëherë nusja vetë!”.

Çdo vit, industria e televizionit uron shume që ceremonia e Bafta-ve të mos bjerë në të njëjtën fundjave me Eurovizionin.

Publiku në sallë, por edhe ai jashtë mbeti shumë i kënaqur me prezantuesin, Graham Norton.

Ceremonia organizohet nga Akademia britanike e filmit BAFTA, homologia e çmimeve Oscar në Shtete e Bashkuara. Ne listen e BAFTA-s këtë here, ka qene dhe filmi shqiptar “Kësulat”, i cili ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare të kategorisë A.

Top Channel