27/11 23:03
Jemi në prag të sezonit veror, ku pjesa më e madhe e njerëzve do të dynden drejt bregdetit. Shumë prej nesh mezi e presin këtë stinë, ndërkohë që disa të tjerë nuk janë shumë të entuziazmuar, pasi për ta vera vjen së bashku me temperaturë, djegie nga dielli, djersitje e grerëza.
Këto imazhe nga e gjithë bota, të publikuara nga MailOnline Travel, tregojnë disavantazhet e verës. Disa shfaqin skenarët më mizore në plazh, e disa të tjera vënë në dukje vështirësitë në fluturime e në aeroportet e mbipopulluara.
Kështu që nëse do të preferonit të ndodheshit në një vend më të ngrohtë, ngushëllohuni më këtë fotogaleri të efekteve anësore të një vere fatkeqe.
Top Channel