Elbasani ekspozohet në Gjirokastër/ Nisma “qytete me kala” sjell foto dhe piktura të qytetit

10/05/2019 12:29

“Qytete me kala”, ngjarja kulturore që nisi në Elbasan vazhdon në Gjirokatër.

Ekspozita me piktura dhe një koleksion i rrallë prej 25 fotografish të Elbasanit gjatë fundit të Luftës së Parë Botërore u ekspozuan në kalanë e qytetit.
Piktori Gazmend Xhaferi thotë se se në këtë mënyrë arti vjen më pranë jetës së njerëzve dhe mund t’i shërbejë edhe promovimit turistik të qyteteve.

Sipas bashkisë Gjirokastër shkëmbimet mes qyteteve sidomos ato që i bashkojnë elementët historikë dhe arkitekturorë do të vijojnë edhe gjatë verës.

“Qytete me kala” nisi në Elbasan ku artistë nga Gjirokastra ekspozuan piktura e skulptura, por u ekspozuan edhe foto të rralla të xhirimeve të filmit “Skënderbeu”.

Top Channel