E përditshmja zvicerane “20 minutes” ka bërë me dije ditën e djeshme se është arrestuar rap-artistja e njohur, Loredana.

Loredana akuzohet për vjedhje të 700 mijë frangave zvicerane, ndërsa citohet se pjesë e kësaj akuze të ishte edhe vëllai i saj, Bekim Zefi. Por në një deklaratë, ditën e sotshme, në rrjetin social Instagram, Bekimi ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se është në gjendje të lirë dhe se këto janë shpifje nga persona inatçi.

Një reagim tjetër vjen dhe nga kunati i saj, Getinjo. Reperi ka publikuar një foto të tij në “Instastory” dhe shkruan: “Ju dushmanët keni qef me ndodh qashtu qysh folet, ama ngadalë mos i jepni zor se mundeni me u dh**. S’keni faj se asi shifra keni parë vec në kalkulator e askund tjetër. Gjithmonë të fortin e sulmojnë”.

Bëhet fjalë për një dëm material të shkaktuar ndaj një çifti zviceran, vlera e të cilit është 700 mijë frangave zvicerane. Vitin e kaluar, çifti deklaruan se i dhanë para kesh në dorë vëllait të Loredanës, teksa më vonë erdh në lojë edhe vet rap-artistja. Tani, çifti 50 vjeçar posedojnë fakte përmes transaksioneve bankare të bëra për deponimin e parave ndaj dyshes vëlla e motër.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA