
24/02 23:02
Presidenti venezuelan, Nikolas Maudor, u bëri thirrje forcave ushtarake që të përgatiten në rast se SHBA nis ndonëj sulm kundër vendit.
“Bëhuni gati të mbroni atdheun me armë në dorë, nëse perandoria e SHBA-ve guxon të prekë këtë territor, këtë tokë të shenjtë”, tha ai.
Ndërkohë, kundërshtari i tij, Huan Guaido, pranoi ë përpjekja për të organizuar një kryengritje ushtarake pati gabime, dhe madje nuk e përjashtoi mundësinë e përfshirjes së SHBA-ve në Venezuelë, në bashkëpunim me forcat vendase. Ai tha që nëse Uashingtoni ia bën një propozim të tillë, ai do ta kalonte për votim te Asambleja kombëtare.
Top Channel