“Fundi i epidemisë së Sidës mund të jetë i afërt”, thonë hartuesit e një studimi që ka marrë mjaft vlerësime e që tregon se meshkujt, te të cilët infeksioni ishte vënë nën frè plotësisht përmes mjekimeve antiretrovirale, nuk kishin më gjasa t’i infektonin partneret e tyre.

Suksesi i ilaçeve do të thotë se, nëse të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje janë trajtuar plotësisht, atëherë nuk do të ketë më përhapje të virusit. Studimi zbuloi se, mes pothuajse 1.000 çifteve meshkuj në të gjithë Europën, te të cilët njëri prej partnerëve kishte marrë trajtim për të suprimuar HIV-in, nuk pati raste infektimi as përmes marrëdhënieve intime të pambrojtura.

Ndonëse gjatë studimit 8-vjeçar, 15 meshkuj rezultuan ta kishin marrë virusin, testet e ADN-së treguan se ata kishin pasur kontakte me persona të tjerë përveç partnerit, të cilët nuk kanë qenë me mjekim. Studimet e mëparshme kanë dëshmuar gjithashtu se trajtimi mbron çiftet heteroseksuale, në rastet kur një partner është i prekur nga HIV-i.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA