Gënjeshtra që 29-vjeçarja i bëri të fejuarit: Vrit ish-burrin tim se më përdhunoi

03/05/2019 12:17

Një grua i tha të fejuarit të saj se është rrëmbyer dhe përdhunuar nga ish burri i saj dhe për pasojë duhet ta vrasë. Një Gjykatë në Melburn e ka dënuar gruan me 29 vjet heqje lirie se nxiti të fejuarin e saj të kryejë vrasje.

Yu Tung Lo, u  shpall  fajtore pasi manipuloi partnerin e saj për të bërë vrasjen e ish-partnerit në maj 2016. E nxiti Daniel Duhoviç për të vrarë 48-vjeçarin, duke ndërmarrë hapa që prokurorët e përshkruan si ‘shumë manipuluese dhe krejtësisht të pandershme’.

“Mos thuaj budallallëqe!”,  i tha Duhoviç të fejuarës së tij.

“Jo, unë e dua atë të vdekur”, u përgjigj ajo.

Ajo më pas tha se 48-vjeçari Paul Hogan e kishte rrëmbyer, dhunuar dhe përdhunuar në mënyrë të përsëritur, ndërkohë që këto pretendime nuk ishin të vërteta. Ajo dhe Hogan u takuan një ditë para vrasjes së tij, pasi ajo kërkoi që të bënte një martesë që do ta lejonte të qëndronte në Australi. Ky nuk e lejoi dhe pas kësaj, Hogan u vra nga i fejuari i ish-gruas së tij. Ndërkohë, Daniel Duhoviç është dënuar me 15 vjet burg.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA