25 vjet nga vdekja e legjendës së Formula 1, Ayrton Senna (Foto)

01/05/2019 11:41

Në 1 maj 1994, kampioni i botës në Formula 1, piloti brazilian Ayrton Senna humb jetën në një aksident tragjik gjatë garës në Imola, në San Marino.

Ishte ora 14 e 17 minuta të dielën më 1 maj të 1994 kur Williams FW16 i Ayrton Senna-s u përplas në kthesë e Tamburello në Imola për shkak të shtyllës së drejtimit të thyer, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të kampionit brazilian. Njëzet e pesë vjet kanë kaluar që nga ajo pasdite e tmerrshme, e mbushur me dëshpërim.

Ai ishte vetëm 34 vjeç, kur makina e tij “Williams” e tij me një shpejtësi prej 309 km/h, doli nga rruga në kthesë dhe u përplas me forcë në një mur betoni. Fitues i 41 garave në këtë sport, ai cilësohej si piloti më i mirë i brezit të tij dhe fansat në mbarë botën do të mbanin zi.

Vetëm një ditë më parë piloti austriak Roland Ratzenberger, u vra në pothuajse të njëjtin vend, i njohur si kthesa e Tamburelos.

Senna, 3 herë fitues i kampionatit, ishte i njohur për stilin e tij agresiv të garimit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA