Milani refuzon ofertën e parë nga turqit për Leaon, zbulohet shuma që kërkojnë kuqezinjtë për ta shitur portugezin
Interi po përgatit një tjetër lëvizje të madhe për të forcuar mbrojtjen e trajnerit Cristian Chivu.
Pas interesimit për John Stones, zikaltrit kanë vendosur në shënjestër edhe një tjetër qendërmbrojtës të nivelit të lartë: Cristian “Cuti” Romero.
Mbrojtësi argjentinas prej disa javësh është në orbitën e klubit italian, i cili e vlerëson shumë për cilësitë teknike, moshën dhe përvojën e tij të madhe si në Serie A, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Interi është gati të bëjë një sakrificë financiare për ta rikthyer Romeron në Itali dhe për të krijuar një repart mbrojtës të jashtëzakonshëm. Projekti i Chivusë mund të përfshijë një linjë me emra si Akanji, Bastoni, Bisseck, Carlos Augusto, Stones dhe Romero.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Interi dhe Tottenham kanë arritur një marrëveshje për transferimin e argjentinasit me një paketë totale prej rreth 40 milionë eurosh, duke përfshirë edhe bonuset.
Megjithatë, ende mungon marrëveshja përfundimtare me vetë lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.
Romero vitin e kaluar rinovoi kontratën me Tottenhamin, me një marrëveshje që mund të arrijë deri në 6 milionë euro në sezon, falë bonuseve. Kjo është kërkesa financiare që lojtari dëshiron ta ruajë edhe në rast transferimi.
Pas disa vështirësive fillestare, Interi raportohet se është afruar më shumë me kërkesat e mbrojtësit në ditët e fundit dhe tani duhet të vendosë nëse do të bëjë hapin final për ta mbyllur marrëveshjen.
Një nga çështjet që duhet zgjidhur është edhe situata e Benjamin Pavard. Francezi përfiton rreth 5 milionë euro në vit dhe Interi duhet të vlerësojë largimin e tij përpara se të finalizojë afrimin e Romeros.
Argjentinasi do të vinte në Milano për të alternuar me John Stones në qendrën e mbrojtjes me tre lojtarë të Chivusë.
Ndryshe nga disa raportime nga Spanja, Romero nuk ka një marrëveshje paraprake apo premtim me Barcelonën. Megjithatë, sa më gjatë të zgjasë pritja e Interit, aq më shumë rritet rreziku që klube të tjera të futen në garë për shërbimet e tij.
Zikaltrit tani janë përballë një vendimi: të shtyjnë fort për një nga mbrojtësit më të vlerësuar argjentinas të brezit të ri, apo të presin për të sistemuar më parë largimet nga skuadra.
Top Channel