15-vjeçari ekzekuton moshatarin dhe i hedh trupin në lum, vetëm sepse i foli të dashurës së tij

30/04/2019 13:42

Gjykatësit në Masaçuses thanë se një 17-vjeçar sulmoi një shokun e klasës pasi ai dyshonte se ai flirtonte me të dashurën e tij në atë kohë.

Vajza, Leilany Dejesus, tashmë 18-vjeç, dëshmoi të hënën se Mathew Borges u bë shumë xheloz dhe u inatos shumë kur e pa atë duke folur me Manuel Viloria-Paulino në shkollën e Lawrence në Boston.

Dejesus shpërtheu në lot ndërsa përshkruante se si Borges e keqtrajtoi atë vetëm sepse foli me Viloria-Paulino.

Ajo dëshmoi se i dashuri i saj e akuzonte atë për flirtim me djalin tjetër. Ajo tha se Borges ishte aq i inatosur sa rojet e shkollës u detyruan ta nxirrnin me forcë jashtë.

Borges ishte vetëm 15 vjeç kur ai ekzekutoi studentin Viloria-Paulino, duke i prerë atij duart dhe më pas trupin e tij e hodhi në lumin Merrimack në nëntor 2016.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA